×
  • Sport
  • Sport

    “Challandes duhet të shkojë menjëherë në shtëpi, ai vuan nga një sëmundje psiqike”

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 23:15

    Kosova ka përjetuar një tjetër humbje, kësaj radhe në Fadil Vokrri kundër Sllovenisë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve


    Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe si Blero kishte reaguar pas disfatës ndaj Maqedonisës së Veriut, teksa e kishte quajtur selektorin Bernard Challandes si një njeri me probleme psiqike, transmeton Reporteri.net

    I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, Blero ka sqaruar deklaratën e tij.

    “Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psiqike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, ka thënë Blero./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!