Kosova sonte barazoi 0-0 me Greqinë në ndeshjen e zhvilluar në Athinë dhe që ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve
Bernard Challandes sonte ndryshoi skemën në 3-5-2 dhe doli të jetë vendim i qëlluar, pasi Kosova fitoi 1 pikë, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes tekniku zviceran deklaroi se ishte i kënaqur me pikën e fituar si dhe foli fjalë të mira për paraqitjen e Lirim Kastratit.
“Ne kishim disa probleme në pjesën e parë në krahë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë në krahë dhe ne e përmirësuam pastaj, me dy lojtarët tanë në krahë që ishin pak më tepër ofanziv në pjesën e parë,” ka thënë Challandes.
“Problemi nuk është mbështetja ose jombështetja, unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Unë jam një trajner që ka dëshirë të luajë dhe të mbajë topin dhe më pëlqen loja ofanzive.
“Nuk isha i kënaqur me vendimin e gjyqtarit. është shumë e rëndëishme për një portier të mbrojë një penalti dhe ti jap zemër skuadrës. Kjo i jep mentalitet skuadrës që të luftojmë së bashku. Jemi një ekip në një situatë të vështirë.
“Lirim Kastrati luajit një ndeshje të mirë. Ishte idea për të inkuadruar atë, sepse kjo ishte mënyra se si ne donim që të luanim, ta shfrytëzonim shpejtësinë e tij. Ne mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në ndeshjet e ardhshme,” përfundoi Challandes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.