×
  • Sport
  • Sport

    Challandes flet pas humbjes nga Maqedonia, merr fajin përsipër dhe tregon nëse do të vazhdojë te Kosova

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 23:27

    Kombëtarja e Kosovës sonte u mposhtë nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu mbylli ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian


    Bernard Challandes e ka marrur përsipër fajin për këtë humbje, por ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    “Provuam të bënim lojën tonë, por Maqedonia ishte më e mirë. Pjesa e parë ishte më e mirë, por të shkonim në disavantazh 2:1 ishte e rëndë për ne,” ka thënë fillimisht Challandes.

    I pyetur se kujt i takon përgjegjësia për këtë humbje tekinku zviceran e mori fajin përsipër.

    “Gjithmonë trajneri është përgjegjës për humbje.

    Tutje Challandes foli se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova, anipse nuk arriti që t’i kualifikonte Dardanët në Kampionat Evropian.

    “Po, definitivisht do të qëndrojë. Ne do të kemi shanse për të qenë në play-off përsëri. Ju lutem mos harroni, nuk ishte e lehtë për skuadrën tonë, unë jam i zhgënjyer dhe marr përgjegjësinë.

    “Unë jam trajneri. Kam pasur shumë kënaqsi me këtë ekip, unë jam pjesë e këtij ekipi dhe jam i gatshëm për të ardhmen me këtë ekip,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!