Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas disfatës 5-3 ndaj Anglisë.
Tekniku zviceran e ka marrë për vete përgjegjësinë e humbjes, por duke u shprehur tejet krenar me pjesën e dytë që e zhvilluan futbollistët e tij.
‘’Nuk ishte gola të lehtë [të anglezëve], ishin gola të mrekullueshëm. Luajtëm përballë një ekipi të jashtëzakonshëm, kundër njëri ndër ekipeve më të mira në botë. U përpoqëm të bënim gjithçka, kishim topin, humbëm topin, por Anglia kishte efikasitetin”, tha ai.
‘’Nuk ishte problem taktika mbrojtëse, ishte vetëm çështje loje. Mund të kemi pësuar gola për shkak të gabimeve të tjera, kemi bërë gabime të pafalshme. Në fund ky është rezultati dhe normalisht nuk jam i kënaqur”.
”Normalisht unë e marrë përgjegjësinë, pasi i kam thënë skuadrës se duhet ta provojmë dhe përballë kishim një skuadër perfekte”.
”Ne mund të bëjmë më mirë, pasi ky ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kam pritur që Anglia të shënonte në kundërsulme”.
”Ishte e vështirë për ne, duhet ta analizojmë. Ne kemi dëshiruar të luajmë pavarësisht kë kemi pasur kundërshtarë dhe duhet të jemi krenar për pjesën e dytë që e zhvilluam”.
”I thashë futbollistëve të mos dorëzohen pas pjesës së parë dhe ata nuk u dorëzuan”, deklaroi Challandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.