×
  • Sport
  • Sport

    Challandes flet për dy lojtarët e Ballkanit që ishin të ftuar në Kombëtaren A të Kosovës

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 21:56

    Mirlind Daku dhe Armend Thaqi ishin të pranishëm në ndeshjet e fundit që Kombëtarja e Kosovës zhvilloi.


    Dakut i’u dhanë pak minuta në ndeshjen e parë, atë miqësore kundër Shqipërisë teksa Thaqi u bë futbollisti i parë i Superligës që luajti në një ndeshje zyrtare me Kosovën.

    Trajneri zviceran i “Dardanëve”, Bernard Challandes në një intervistë për “Zeri.info” ka folur në lidhje me ftesën për dy yjet e Ballkanit duke thekësuar se për të nuk ka rëndësi liga në të cilën luajnë futbollistët e ftuar.

    “Për Dakun, ai po bën edicion të mirë, ai ka shënuar dhe është i ri. Kjo nënkupton se ai e meritoi këtë ftesë. Daku ka stërvitur mirë dhe ka qenë për herë të parë me skuadrën dhe ishte eksperiencë e mirë për të. Fatkeqësisht nuk kam qenë në stërvitje shkaku i virusit, por kam dëgjuar nga ndihmësi im se ka bërë punë të madhe me skuadrën. Dhe në fund, ne morëm Armend Thaqin sepse kishim probleme me lëndimet. Ne e njohim Thaqin, nuk ishte hera e parë për të, ai ishte në Katar, ai e njeh skuadrën dhe ishte mirë për të. Asnjë problem. E them gjithmonë se nuk është problemi se ku luan kur ftojmë futbollistë”- u shpreh Challandes.

    Kosova nuk do të ketë më ndeshje deri në Mars të vitit 2021 kur fillojnë eleminatoret e Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!