Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp sot, saktësisht 1 javë para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 që Kosova e zhvillon ndaj Çekisë.
Trajneri zviceran ka folur për shumë tema që kanë të bëjnë sidomos me formën e lojtarëve, për shkak të lëndimeve të shumta, shkruan Reporteri.net
I pyetur për formën e Valon Berishës dhe se a do të mund të luajë, Challandes nuk ka zbuluar 100 % se a do të rikthehet nga minuta e parë.
“Valon Berisha është një futbollist shumë i rëndësishëm në ekipin tonë. Ai pati një periudhë të vështirë me ekipin e tij Lazio, por ka pasur disa përgatitje të mira, ndërsa unë dua të shoh se si po stërvitet, pasi është shumë e rëndësishme kjo jave e stërvitjeve për mua, por Valon Berisha është një futbollist shumë i rëndësishëm”, ka thënë Challandes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.