×
  • Sport
  • Sport

    Challandes flet për ndeshjen e nesërme Kosovë-Zvicër

    Reporteri
    08 Shtator 2023 | 14:49

    Ndeshja Kosovë-Zvicër do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

    Interesimi për këtë përballje ishte i jashtëzakonshëm, saqë për tri orë u shitën të gjitha biletat.

    E për këtë ndeshje ka folur edhe ish-trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

    Tekniku zviceran e ka drejtuar kombëtaren e Kosovës nga viti 2018 deri në vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

    Ai flet për aventurën e tij te Kosova para ndeshjes kundër Zvicrës të shtunën në mbrëmje.

    “Ka kohë që s’jam kthyer në Kosovë”, thotë ai.

    Syri i teknikut, megjithatë është gjithmonë te Kosova.

    “Kur shikojmë listën e lojtarëve që e përbëjnë atë, shohim një përvojë të madhe. Individualisht, potencialisht, Kosova është e fortë. Kolektivisht, ndoshta kjo është një pyetje tjetër, nuk e di”, u shpreh ai për mediat zvicerane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!