×
  • Sport
  • Sport

    Challandes i acaruar me këtë gjë që ka bërë UEFA dhe ka plotësisht të drejtë

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 11:57

    Bernard Challandes ka kritkikuar formatin e UEFA-s për ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në muajin mars


    Kosova më 26 mars luan me Maqedoninë e Veriut në Shkup, në gjysmëfinale, ndërkaq në rast të fitores në finale do të luante me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi, shkruan Reporteri.net

    Challandes nuk është i kënaqur me formatin që ka bërë UEFA për këto ndeshjes, pasi tifozët e Kosovës në ndeshjen finale do ta kenë të vështirë ta përkrahin Kombëtaren e tyre.

    “Ata (tifozët) do të duhet të organizojnë diçka të premten në mëngjes për të udhëtuar drejt Tbilisi apo Minsk të dielën. Ky do të ishte udhëtim tejet i vështirë, gati i pamundur,” ka thënë Challandes.

    “Organizimi nga UEFA nuk është i mirë. Nuk e kuptoj përse nuk e organizuan zhvillimin e të gjitha ndeshjeve në një shtet. Për shembull në Austri apo Zvicër, kështu do të kishte qenë më mirë.

    “Kështu do ta kishim stadiumin plot, prandaj njerëzit janë të tërbuar. Ne gjithmonë i kemi pasur 100 mijë apo më shumë kërkesa për bileta për ndeshjet tona,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!