×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Jam i lumtur me lojën, mund të merrnim një pikë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:32

    Spanja ka arritur të fitojë ndaj Kosovës me rezultat 2-0.


    Pas ndeshjes ka folur trajneri Bernard Challandes që u shpreh i lumtur me lojën e futbollistëve të tij.

    Jam i lumtur me gjithë lojën përformancën dhe gjithë punën e të gjithë lojtarëve, kemi luajtur lojë me kurajë të madhe”.

    Jemi përgatitur për ndeshjen e dinim që duhej të mbroheshin mirë ndaj Spanjës, në këto lojë nuk mund të kemi shumë mundësi”.

    Arritëm të ndërprejmë posedimin e topit disa herë dhe patëm disa mundësi që nuk arritëm ti shfrytëzojmë, goli ishte problemi i vetëm që nuk e arritëm”.

    “Kemi sulmues të mirë, rastet janë gjë pozitive, problem do të ishte nëse nuk do të kishim asnjë raste shënimi”.

    “Nuk mund të ankohem te futbollistët ata dhanë maksimumin”.

    Trajneri foli gjithashtu për faktin që nuk bëri asnjë zëvendësim në ndeshje.

    “Kemi futbollistë të lënduar, dhe me probleme të tjera, nuk kemi aq shumë sulmues në ekip aktualisht dhe në ndeshje deri në golin e dytë isha mjaftë i lumtur me sulmuesit tanë që ishin shumë të mirë”.

    “Mendova që do të arrinim golin dhe nuk ishte koha që të bëjë zëvendësime, ndoshta nuk ishte vendimi më i mirë por është puna e trajnerit të vendos dhe më pas të marr përgjegjësinë”

    “Kemi ndërruar mentalitet deri në minutën e 93’ ekipi punonte dhe luftonte së bashku, kemi arritur një ndryshim mjaft të madh në këto ndeshje, kjo më jep një optimizëm shumë të madh për të ardhmen”.

    “Jemi në ndërtim e sipër, kjo gjë më jep shumë optimizëm, jemi duke u përgatitur për Ligën e Kombeve për vitin e ardhshëm”, përfundoi Bernard Challandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!