×
  • Sport
  • Sport

    Challandes konfirmon mungesën e madhe të Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 18:14

    Bernard Challandes ka thënë se Milot Rashica nuk do të paraqitet në fushë për ndeshjen e nesërme ndaj Gjibraltarit, por vushtrriasi do të jetë i gatshëm për të hënën kundër Malit të Zi


    Kosova është në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndëishme të tetorit, miqësoren e nesërme me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Malin e Zi të hënën, shkruan Reporteri.net

    Bernard Challndes në konferencën e fundit për shtyp ka thënë se Milot Rashica do të stërvitet sot, por ai do të jetë i ndarë nga grupi tjetër, që i bie se ylli i ëerderit do të luajë me Kosovën vetëm kundër Malit të Zi.

    “Milot Rashica do të stërvitet sot, por do të jetë i ndarë nga grupi tjetër. Besoj se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të hënës,” ka thënë Challandes.

    Selektori i Kosovës gjithashtu foli edhe për lëndimet e Muriqit, Vojvodës dhe Paqaradës.

    Rezultate imazhesh për kosovo vs czech republic“Vedat Muriqi do të stërvitet normalisht dhe nuk ka probleme, pasi fillimisht kishte ndjerë dhimbje të vogla në muskuj, mirëpo do të jetë me ne.

    “Paqarada dhe Vojvoda kanë po ashtu disa lëndime, por jo serioze, ata mund të stërviten normalisht, jo me intensitet të lartë, por është në rregull,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!