Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka treguar se çfarë pritje kishte kur erdhi në krye të Kosovës.
Ai ka thënë se së pari kishte folur me tashmë të ndjerin Fadil Vokrrin që atë kohë ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Së pari pata fol me Fadil Vokrrin për zhvillimin e ekipit A të Kosovës. Asnjëherë s’kemi fol për rezultate. Ishte hapi i parë që të punonim me një ekip, që të përparojmë si një ekip”, ka thënë Challandes për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se rezultatet që arriti Kosova tashmë, atë kohë i kishte në kokë veç si ëndërr. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.