×
  • Sport
  • Sport

    Challandes më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja që e ka quar në ‘qiellin e shtatë’

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 12:47

    Bernard Challandes po e shijon në maksimum fillimin e furishëm të Kosovës në kualifikime e Euro 2020. 5 pikë në 3 ndeshje janë statistika mjaft të kënaqshme për përzgjedhësin e Kosovës.


    Trajneri zviceran në një bisedë me “Gazetën Express” flet për kampanjën kualifikuese të Evropianit.

    Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur në mënyrë bravuroze kualifikimet për Euro 2020.

    5 pikë në 3 ndeshje, janë statistika impresionuese, të cilat e kanë çuar në “qiellin e shtatë” trajnerin Bernard Challandes.

    Zvicerani ka folur për fillimin e kampanjës kualifikuese të “Dardanëve”, të cilët po marrin pjesë për herë të parë në eliminatore të një Evropiani.

    “Jam mjaft, mjaft i lumtur. I kemi zhvilluar tri ndeshje, dy në udhëtim dhe një në shtëpi. Dhe, 5 pikë janë rezultat mjaft i mirë. Mirëpo, gjithmonë e kam thënë: nuk është vetëm tek rezultati, por se si kemi luajtur. Ne kemi bërë lojë të mirë kundër Bullgarisë në shtëpi, edhe pse kemi barazuar 1:1. Katër pikë ndaj Bullgarisë ishte diçka shumë e mirë dhe barazimi në Mal të Zi ishte OK, edhe pse kishim mundësi të fitonim, por ishte rezultat i mirë”, theksoi Challandes.

    Kosova zë vendin e tretë në grup me 5 pikë, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke, të cilat e ndajnë pozitën e parë dhe të dytë me pikë të njëjta.

    “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje në shtator, më 7 e presin Çekinë në shtëpi dhe më 10 shtator e vizitojnë Anglinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!