×
  • Sport
  • Sport

    Challandes merr këtë vendim për Lirim Kastratin

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 12:25

    Lirim Kastrati është rikthyer te Kosova U-21 dhe kështu nuk do të jetë pjesë e skuadrës A për ndeshjen ndaj Malit të Zi


    Lirim Kastrati dje luajti tërë pjesën e dytë në ndeshjen e Kosovës me Gjibraltarin[1-0], por nuk arriti që të linte gjurmë, shkruan Reporteri.net

    Ylli i Lokomotivës së Zagrebit tani është rikthyer te Kombëtarja U-21 e Kosovës për ndeshjen që djelmoshat e Rafet Prekazit do ta luajnë kundër Shqipërisë.

    Ai pritet të jetë ndihme e madhe për Kosovën U-21, ku edhe në ndeshjet e kaluara ka qenë nga më të mirë në fiushë.

    “Na u bashkëngjitë sot edhe Lirimi për ndeshjen Shqipëria U21 – Kosova U21 më 15-10-2019, ora 19:00 në Elbasan. Forca Kosova”, ka shkruar trajneri i portierëve tek Kosova U-21 Naser Prapashtica./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!