Kombëtarja e Kosovës në Futboll nesër do të zhvillojë ndeshjen jetike kundër Çekisë, e cila i ndihmon ‘Dardanëve’ në rrugën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Djelmoshat e Challandes edhe pse me mungesa të mëdha, do të mundohen që në Plezen t’i marrin pikët e plota, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, në një konferencë për media të mabjtur para pak çastesh – Challandes u shpreh mjaft optimist për duelin e nesërm, ai gjithashtu përmendi lëndimin e Muriqit të cilin e cilësoi si problem për Kosovën:
“Ne jemi gati. Patjetër që mungesa e Vedat Muriqi është problem, por e rëndësishme është që të japim një përgjigje si ekip”, tha Challandes.
“Unë e di kualitetin që ka Republika çeke, nuk jam i befasuar nga ajo se si Çekia fitoi kundër Anglisë, pasi ata kanë një skuadër të kompletuar.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët se kush do të luajë në vend të Muriqit, Challandes jep një përgjigje interesant.
“Është puna ime se si do ta vendos formacionin, nuk tregoi në konferencë se kush do të luajë në vend të Muriqit”, u përgjigj me shaka, Challandes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.