×
  • Sport
  • Sport

    Challandes: Nuk i frikësohem aspak Maqedonisë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 18:32

    Trajneri i Kosovë, Bernard Challandes, ka folur për sfidën e marsit ndaj Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve ku kombëtarja jonë kërkon kualifikimin në EURO 2020.


    Ai ka thënë se aspak nuk i frikësohet kombëtares së Maqedonisë.

    “Deri sot se kam pas mendjen në Maqedoninë Veriore. Nga tash e kam mendjen në Maqedoninë Veriore, i kam pa disa pamje, unë nuk e studioj Maqeodninë, i studioj rezultatet dhe nuk mund ta japë një vlerësim për këtë ekip.
    Nesër do të jem në Shkup dhe do ta filloj punën për këtë lojë. Është gjithmonë e njëjta për mua, duhet t’i respektojmë të gjitha ekipet. Edhe Maqedonia është ekip i mire, do të jetë kundërshtar i fortë, dhe e pres një lojë shumë të vështirë. Ne duhet të jemi të gatshëm”, ka deklaruar Challandes në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka shtuar se kjo lojë duhet të merret si shumë e vështirë dhe të bëhen përgatitjet më të mira.

    “Nuk i frikësohem lojës kundër Maqedonisë, aspak, asnjëherë. Kemi ekip që mund ta fitojmë këtë lojë, por duhet të rrimë me këmbë në kokë, është një finale e parë, sepse nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës”, ka deklaruar Challandes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!