Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se nuk sheh ndonjë problem pas humbjes me Suedinë.
Ai ka thënë se ai merr përgjegjësi për vendimet e tij.
Challandes ka shtuar se edhe Spanja ka humbur nga Suedia dhe nuk ishte ndonjë problem.
“Ne nuk kemi asnjë problem, unë nuk po shoh. Ne patëm paraqitje të mira me Gjeorgjinë, Greqinë me Spanjën, kështu që nuk po shoh problem. Për çka problem. Nuk kam asnjë problem. Ne po e bëjmë më të mirën, por ndoshta nuk po mjafton. Edhe Spanja ka humbur nga Suedia dhe nuk ishte ndonjë problem. Unë marrë përgjegjësi për vendimet e mia. Nëse flasim për probleme, po kemi pasur problemet me koronavirus dhe lëndimet më herët dhe ato probleme kanë lënë pasoja në ekip.”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.