×
  • Sport
  • Sport

    Challandes për mungesat: Nuk mund t’i klonojmë Rashicën e Zenelin

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 16:16

    Bernard Challandes ka folur për mungesat e Kosovës për dy ndeshjet, ndaj Çekisë dhe Anglisë


    Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli nuk mund ta ndihmojnë Kosovën për ndeshjet e muajit shtator shkaku i lëndimeve, shkruan Reporteri.net

    Selektori, Bernard Challandes, ka folur në konferencën e fundit për shtyp për këto mungesa.

    “E kam theksuar edhe javën e kaluar për mungesat e rëndësishme që kemi për këtë ndeshje. Por, ne nuk do të bëjmë zëvendësime individuale,” ka thënë 68 vjeçari.

    “Nuk kemi një klon për Rashicën apo për Zenelin. Prandaj, duhet të punojmë më shumë si ekip për këto dy ndeshje.

    “Kjo është zgjidhja ime, duhet të punojmë shumë, shumë dhe shumë si ekip,” përfundoi Challandes.

    Ndryshe, nesër Kosova luan me Çekinë me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!