Challandes sot po mbanë konferencën e fundit për media, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Tekniku zviceran para ndeshjes me Anglinë, tha se ky takim është shumë i rëndësishme për Kosovën edhe pse tashmë nuk ka gjasa të kualifikohet përmes grupit, shkruan Reporteri.net.
“Për mua është një ndeshje mjaft mjaft e rëndësishme sepse me këtë mbyllet kampanja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë”, u shpreh Challandes.
“Para kualifikimeve, nëse ju kujtohet thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përparim, si përvojë. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë përvojë”.
“Për ne është një ndeshje e mrekullueshme”, tha ai.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.