Sonte në Bukuresht të Rumanisë është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian 2020, short ky që përcaktoi grupin e kombëtareve elitë të këtij kompeticioni.
Ndërkaq, për shortin e hedhur sot, ka foluri edhe tekniku i Kosovës, Challandes, i cili tha se është një gurp i mirë se lojtarët dhe vet ai e duan atë, shkruan Reporteri.net.
Pra, edhe Kosova i ka mundësit e saj që të mundtë kualifikohet për Euro 2020, në rast se kualifikohet do të vendoset në grupin C me skuadrat si Holanda, Ukraina dhe Austria.
“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjidhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes për SS Kosova.
“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca. Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”, ka shtuar trajneri i Kosovës.
“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve. Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar zvicerani.
Kujtojmë se Kosova duhet ta kalojë sfidën e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të mendoj për kualifikimi në evropian.
/Reporteri.net./