×
  • Sport
  • Sport

    Challandes përveç si trajner i Kosovës, ka edhe një punë tjetër

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 15:55

    Bernard Challandes ka merita të padiskutueshme për ngritjen e nivelit të Kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e djemve, por për këtë punë paguhet afër 300 mijë frangave në vit.


    Paga e tij te Kosova në fakt është e njëjtë me atë të përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviqit, e i cili do të jetë pjesë e 2020 pasi u kualifikua me Zvicrën.I pyetur për pagesën, trajneri i Kosovës ishte shprehur si vijon: “Unë nuk ankohem.

    Krahasuar me standardin e jetës së vendit, shpërblehem po aq sa Petkovici. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”.

    Përveç kësaj, ai po ashtu kishte marrë bonuse nga Qeveria e Kosovës për triumfin në Ligën e Kombeve.Por, trajnerit që nuk banon në Kosovë i është lejuar që të vazhdonte edhe me një punë të dytë.

    Ai vazhdon të jetë agjent i talenteve te klubi i mirënjohur zviceran Basel, dhe besohet se ka qenë vendimtar në huazimin e Edon Zhegrovës nga Genku në këtë klub në janar të këtij viti.

    Se çfarë page merr nga Baseli kjo nuk është e ditur por që një federatë futbolli t’i lejojë trajnerit të saj të punojë edhe diçka tjetër kjo mund të dëgjohet vetëm në kombëtaret e dobëta të Oqeanisë së largët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!