×
  • Sport
  • Sport

    Challandes tregon njërën nga arsyet se pse nuk e ka në plan që të jap dorëheqje

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:52

    Kombëtarja e Kosovës nuk arriti që të përmbushte misionin e saj duke kërkuar kualifikimin në Kampionat Evropian me anë të play-offit të Ligës së Kombeve


    Kosova u mposhtë mbrëmë nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu humbi gjasat për një kualifikim historik në Kampionat Evropian, shkruan Reporteri.net

    Bernard Challandes e ka marrur përgjegjësinë për humbjen, por ka thënë se nuk e ka ndërmend që të jap dorëheqje.

    Njëra nga arsyet që pse ai nuk mendon ta bëjë një gjë të tillë është se Kosova nuk është Gjermani ose Francë dhe se Greqia dhe Maqedonia nuk janë Kombëtare të dobëta.

    “Pse duhet të jap dorëheqje, a jemi ne Gjermania ose Franca? Nëse ju mendoni se Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë skuadra të dobëta, atëherë ju jeni gabim,” ka thënë Challandes pas humbjes së mbrëmshme. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!