Champions League rikthehet sonte në Artmotion: Oraret, ndeshjet, komentatorët dhe gjithçka duhet të dini.
Kjo mesjavë do jetë e mbushur me futboll në platformën numër një në vend, Artmotion. Kjo padyshim edhe për shkak të rikthimit të garës më elitare evropiane, Champions League që vjen me xhiron e dytë të ndeshjeve.
Plotë 8 duele do jenë në program këtë të martë, me dy prej tyre që do vijnë nga ora 18:45 ndërsa gjashtë duele luhen me fillim nga 21:00.
Në Art Sport 2 duke nisur nga 18:45 do jetë përballja mes Shakhtar Donetsk dhe Inter, e cila vjen nën komentimin e Emanuell Sylës teksa nga po i njëjti orar në Art Sport 3 transmetohet dueli Ajax – Besiktas, të cilin do e komentoj Valon Krasniqi.
Gjashtë sfidat e tjera që nisin nga ora 21:00, janë si në vijim:
Milan – Atletico Madrid në Art Sport 1 nën komentimin e Naim Selmanit.
PSG – Man. City në Art Sport 2 nën komentimin e Arlind Sadikut.
Porto – Liverpool në Art Sport 3 nën komentimin e Lirim Pecit.
Real Madrid – Sheriff në Art Sport 4 nën komentimin e Jon Ajetit.
Dortmund – Sporting në Art Sport 5 nën komentimin e Andi Shabanit kurse në Art Sport 6 do jetë ndeshja Leipzig – Brugge, e cila do komentohet nga Avni Tifeku.
*Artikull i sponsorizuar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.