×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e dëshiron yllin e Man Cityt

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 9:48

    Raheem Sterling duket se i ka ditët e numëruara në Manchester City.

    Anësori anglez mund të largohet këtë verë nga “Etihad Stadium”.

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Sterling është një nga futbollistët e dëshiruar nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

    Chelsea është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit dhe po eksploron mundësitë e një marrëveshjeje.

    Ende nuk ka biseda direkte mes dy klubeve, apo ndonjë ofertë. Ky operacion varet edhe nga lëvizjet e lojtarëve si Lukaku, Dembele dhe të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!