×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e huazon yllin e Athletico Madridit, Saul: Mezi pres ta vesh fanellën

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 15:06

    Chelsea ka rënë dakord për huazimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Nigues, para afatit të transferimit


    Futbollisti nga Spanja ka nënshkruar marrëveshje huazimi tek klubi anglez Chelsea, për një sezon me opsionin që të bëj transferim të përhershëm.

    Futbollisti i ekipit kombëtar të Spanjës tha se është shumë i entuziazmuar për këtë sfidë në ekipin e klubin anglez.

    “Unë mezi pres ta vesh fanellën, të stërvitem dhe të ju shoh të gjithëve“ tha Saul, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia ka pritur mirëseardhjen e Saul në klubin e tyre, duke thënë se ai e kompleton skuadrën e tyre, njofton faqja zyrtare e Chelsea.

    Gjatë kohës së tij me Atletico Madridin, Saul ka luajtur 447 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola. Ka fituar Ligën e Evropës dy herë, Kupën e Mbretit, Superkupen spanjolle dhe atë të UEFA’s, dhe sezonin e kaluar, titullin e ligës në vendlindjen e tij.

    Ai luajti 33 nga 38 ndeshjet e La Liga në 2020/21 dhe shënoi dy herë pasi skuadra e Diego Simeones e mposhti Realin në titull me dy pikë, shkruan Reporteri.net. Sidoqoftë, ata ishin më pak të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, me Saulin që filloi të dy ndeshjet e raundit të 16-tës kundër Chelsea, të cilët fituan 3-0 në total.

    Në ndërkohë faqja zyrtare e skuadrës Chelsea ka shkruar për Saul “Ne e mirëpresim Saulin në Stamford Bridge dhe mezi presim ta shohim në veprim me një fanellë të Chelsea pasi synojmë të shtojmë më shumë gjëra argjendi në dollapin tonë të trofeve“. /Përktheu: Linda Krasniqi – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!