“Blues” nuk po bëhen rehat me portierë dhe janë gati t’ia ofrojnë atij një rrogë të majme. Donnarumma mund ta zëvendësojë Kepa Arrizabalagan në “Stamford Bridge”.
Chelsea është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.
“Blues” nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë më bashkëpunimin me portierin aktual, Kepa Arrizabalaga.
Dhe, londinezët duket se ia kanë vënë syrin portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Libero Quotidiano”, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesit italian do t’i skadojë kontrata me “Rossoneri” dhe ky fakt mund t’ia lehtësojë punën klubit nga “Stamford Bridge”.
Donnarumma ka qenë njëri prej portierëve më të mirë në Itali viteve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.