×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e kërkonte Arbër Zenelin, sulmuesi tregon se pse e refuzoi ofertën

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 12:48

    Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli në një intervistë për “Fotbollskanalen”, ka treguar skuadrat që ishin të interesuar për të, para se ai të firmoste me Reims.


    Mediat në Angli kishin raportuar se sulmuesi do t’i bashkohej Chelseas, madje këtë e dëshmon edhe vet Arbëri në intervistën dhënë mediumit suedez, “Fotbollskanalen”, përcjellë Reporteri.net.

    “Po, kam biseduar me agjentin dhe ishte dukshëm e qartë se ata ishin të interesuar. Megjithatë, unë zgjodha Reims, përshkak se pata ndjesinë se në atë kohë nuk isha në 100%-shin tim” – u shpreh reprezentuesi kosovar.

    Kujtojmë se Zeneli pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm, ku Kosova do t’i zhvilloj ndeshjet e play-offit në Ligën e Kombeve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!