×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 23:11

    Chelsea ka fituar finalen e Ligës së Konferencës, duke mposhtur Real Betis me rezultat 1-4, në një ndeshje interesante të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

    Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 9-të, kur Abde Ezzalzouli shënoi një gol të bukur për Betisin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për andaluzianët.

    Në pjesën e dytë, Chelsea reagoi fuqishëm. Enzo Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 65-të me një goditje të saktë me kokë.

    Vetëm pesë minuta më vonë, Nicolas Jackson përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Betisit dhe shënoi për përmbysjen 1-2.

    Fitorja u vulos në minutën e 83-të nga Jadon Sancho, i cili pas një aksioni të shpejtë, shënoi golin e tretë për londinezët.

    E krejt në fund, edhe Caicedo realizoi për epilogun e kësaj finaleje.

    Kjo ishte një fitore e madhe për “Blutë” e Londrës, të cilët sigurojnë një trofe europian dhe e mbyllin sezonin me një notë pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!