Armando Broja e kaloi këtë sezon në formë huazimi në Vitesse, ku i realizoi 11 gola në 36 paraqitje. “Blues” mund ta rikthejnë sulmuesin shqiptar në Londër nga sezoni i ardhshëm
Chelsea po planifikon t’i ofrojë kontratë të re futbollistit shqiptar, Armando Broja. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”. 19 vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, të cilin e kaloi në formë huazimi tek Vitesse, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi shqiptar i realizoi 11 gola në 36 paraqitje me klubin holandez. Dhe, ai mund të hyjë në planet e trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ardhshëm. Broja ishte lindur në Angli, por në fund zgjodhi ta përfaqësonte Kombëtaren shqiptare.
Ai shihet si një lojtar me potencial të madh duke e pasur parasysh se është në moshë të re. Nëse e vazhdon zhvillimin, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ta shohim sulmuesin shqiptar në fanellën e kaltër të kampionit të ri evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.