×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea ka pranuar ofertë në vlerë prej 2.7 miliardë funtash nga Saudi Media Group

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 10:34

    Chelsea ka pranuar një ofertë monstruoze prej 2.7 miliardë funtash (3.5 miliardë dollarë) nga Saudi Media Group, në bazë të raporteve befasuese.

    Ben Jacobs i CBS Sports ka raportuar se Saudi Media Group ka bërë një ofertë madhështore pasi që pronari në largim i të kaltërve Roman Abramovich ka vendosur klubin në shitje.

    Mohamed Alkhereiji është një tifoz i Chelseat dhe udhëheq një konzorcium privat, që nuk ka lidhje direkte me qeverinë.

    Në postim tjetër, Jacobs shtoi: Ka mbështetje në gjetjen e fondeve dhe partnerëve (por jo mbështetje financiare aq sa më është thënë) nga Mohammed bin Khalid Al Saud. Çka e bën interesant situatën me Khalid Al Saud është se ai gjtihashtu ka pozitën e kryetarit të Saudi Company Telecom (STC).

    Alkhereiji ishte prezent në barazimin e Chelseat 1-1 me Manchester United vitin e kaluar.

    Ai më parë ka jetuar në Britaninë e Madhe, ku ishte pjesë e Cass Business School në Londër.

    50 vjeçari ka gjithashtu lidhje me klubet futbollistike saudite Al Nassr dhe Al Hilal.

    Gjigandët e premierligës kanë tërhequr numër të madh të të interesuarve që nga koha kur Abramovich e vendosi klubin në shitje.

    Disa miliarderë amerikanë janë përfolur si të interesuar për të “grabitur” klubin, duke përfshirë pronarin e New York Jets, Woody Johnson.

    Por ata po përballen me konkurrencë nga Arabia Saudite, me Saudi Media Group që kanë hyrë në luftë ofertash për Chelsean.

    Natyrisht, Newcastle United është bërë ekipi më i pasur në botë pasiqë u ble për 300 milionë funta nga një konzorcium i udhëhequr nga fondi i pavarur i pasurisë së qeverisë së Arabisë Saudite, raporton “Sport Bible”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!