Chelsea po kërkon ta bind portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman për të firmosur parakontratë, të cilën thuhet se italiani e ka në tavolinë.
Bëhet e ditur se londinezët i kanë ofruar Donnarummas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, të cilën po e kërkon te Milani për të rinovuar kontratën që i skadon në verë.
Donnarumma ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi është në negociata me Milanin por paga vjetore prej 7.5 milionë eurosh nuk e ka bindur portierin italian që të mbetet në “San Siro” pas përfundimit të këtij edicioni.
Te Chelsea po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Donnarummas si lojtar të lirë në fund të këtij edicioni por konkurrenca është e fortë.
Mësohet se në garë për portierin e Italisë janë edhe Paris Saint-Germaini e Juventusi.
Donnarumma 22-vjeçar këtë edicion ka 32 paraqitje kurse pjesë e ekipit të parë të Milanit është prej vitit 2015.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.