Chelsea ka konfirmuar se nuk mund të shes bileta për ndeshjen si mysafir në kuadër të çerekfinales së FA Cup kundër Middlesbrough.
Këtë e ka bërë të ditur gazeta sportive “Sport Bible” përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“E fundit: Chelsea konfirmon se nuk është në gjendje të shesë biletat për çerekfinalen e Kupës FA që zhvillohet të shtunën si mysafir i Middlesbrough.
Chelsea po kërkon që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura “për çështje të integritetit sportiv””, shkruan “Sport Bible”.
BREAKING: Chelsea confirm they are unable to sell tickets for Saturday's FA Cup quarter-final away to Middlesbrough.
Chelsea are requesting the game be played behind closed doors "for matters of sporting integrity"
— SPORTbible (@sportbible) March 15, 2022
Kjo është një nga sanksionet e shumta që i janë shqiptuar klubit londinez pas situatës së krijuar në Ukrainë, si rezultat i lidhjeve të afërta të pronarit të klubit me presidentin rus, Vladimir Putin. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.