Një konsorcium i udhëhequr nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, raportohet se është favorit për blerjen e klubit të Chelseat.
“Raine”, banka tregtare me bazë në SHBA që menaxhon shitjen e klubit, i ka dhënë dritën e gjelbër për të mbyllur një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë 3.5 miliardë funte (4.1 miliardë euro), ka raportuar “Daily Mail”.
Tani mbetet vetëm që konsorciumi amerikano-zviceran të konfirmohet zyrtarisht si ofertues favorit për blerjen e klubit londinez, por kjo thuhet se është një formalitet.
Raportimet tjera nga Britania e Madhe thonë se ata tani do të hyjnë në një fazë të avancuar të bisedimeve.
Ndërkaq, “Sky Sports” ka raportuar se nga Chelsea është kërkuar që klubi të bëhet me pronar të ri më së largu deri në fundin e muajit maj./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.