Skuadra e Chelseat ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë të përfshirë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Në këtë listë bëjnë pjesë hiç më pak se 10 futbollistë që kanë dalë nga akademia e këtij klubi, shkruan Reporteri.net
Tammy Abraham, Hudson-Odoi, Loftus-Cheek, Mason Mount, George McEachran, Billy Gilmour, Reece James, Fikayo Tomori, Andreas Christensen e Marc Guehi, Jammie Cumming.
Kjo vjen pak a shumë si rezultat i ndëshkimit që e mori Chelsea me heqjen e të drejtës për të blerë futbollistë për dy afate kalimtare, për shkak të thyerjes së rregullave gjatë transferimeve të disa futbollistëve.
Kujtojmë që vetëm para 10 viteve, Chelsea kishte publikuar listën për Ligën e Kampionëve me vetëm 1 futbollist si produkt i akademisë, e ai futbollist ishte John Terry.
Kjo e dëshmon që Chelsea ka akademinë më të mirë për momentin në Angli, shtojmë këtu edhe faktin se ky klub huazon rreth 40 futbollistë çdo vit nëpër klube të ndryshme evropiane./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.