×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea sërish dështon, veç 1 pikë e fiton

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 19:30

    Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka dështuar edhe në ndeshjen e dytë në Premierligë në edicionin e ri pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë. 


    Skuadra e tij ka barazuar me rezultat 1-1 me Leicester Cityn.

    Ishte Chelsea që shënoi e para në minutën e 7′ përmes golit të futbollistit të transferuar Mount, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

    Por ekipi i Lampard nuk arriti të mbahet në pjesën e dytë, pasi në minutën e 67′ mesfushori Ndidi barazoi shifrat  për Leicesterin, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Chelsea ndeshjen e parë në edicionin e ri e kishte humbur nga Manchester United. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!