×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea “shkatërron” skuadrën ku luan Broja, i shënon edhe golin e katër

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 16:50
    LONDON, ENGLAND - OCTOBER 02: Ben Chilwell celebrates with teammates Thiago Silva, Antonio Ruediger, Timo Werner and Jorginho after scoring their team's third goal during the Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on October 02, 2021 in London, England. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Southampton dhe Chelsea, ku kjo e fundit është duke e dominuar në çdo aspekt skuadrën ku luan sulmuesi shqiptar, Armando Broja, shkruan Reporteri.net.

    Vetëm në pjesën e parë Chelsea ka shënuar 4 gola kundër Southampton, ndërkaq nikoqiri nuk ka shënuar asnjëherë.

    Ishte Marcos Alonos ai i cili në minutat e para hapi ndeshjen, ku shënoi gol në minutën e 8-të.

    Ndërkaq, më vonë shënoi edhe Mason Mount për të dyfishuar epërësinë, ku më pas erdhi edhe goli i tretë, ku ishte Timo Werner i cili përfitoi nga gabimi në mesfushë dhe realizoi duke e kaluar edhe portierin.

    E golin e katër e shënoi Kai Havertz.

    Vlen të përmendet se Broja nuk do të luajë në këtë ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!