Chelsea është njëri nga klubet që është lidhur më së shumti me transferimin e Erling Haalandit këtë afat kalimtar, por ata duhet të lirojnë hapësirë dhe fonde nëse duan të bëjnë ofertën që do ta bindte sulmuesin e Borussia Dortmund.
Për këtë arsye, raportohet se londinezët po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga klubi të Timo Wernerit, një vit pasi e morën nga Leipzigu për 53 milionë euro.
Ai pati 12 gola dhe 15 asiste përgjatë 52 ndeshjeve në sezonin 2020/21, me vetëm gjastë gola në 35 paraqitje në Premierligë, kështu që Chelsea është i gatshëm të ndajë rrugët me 25-vjeçarin, sipas Daily Mail.
Chelsea është i interesuar aq shumë të nënshkruajë me Haalandin saqë po ofrojnë Wernerin te Dortmundi si shkëmbim, megjithatë ekipi gjerman e ka refuzuar këtë ide, sipas Sky Sports Alemania.
Sidoqoftë, Chelsea planifikon të kërkojë blerës për Wernerin. Nëse ai nuk largohet, nënshkrimi me Haalandin do të ishte i pamundur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.