×
  • Sport
  • Sport

    Çika e artë e Kosovës kthehet në vendlindje

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 12:42

    Sportistja më e suksesshme në të dyja gjinitë në vendin tonë, Majlinda Kelmendi, sapo është rikthyer në vendin tonë nga Bjellorusia ku mori pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane.


    Ajo ka thënë se kjo ishte hera e parë që mori pjesë në këto lojëra dhe se i mungonte një medalje e tillë.

    Kelmendi më tej shtoi se performanca e saj në Minsk i rriti vetëbesimin dhe tregoi se ishte në formë të mirë.

    Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogram ku mundi rusen Natalia Kuziutina, ndërsa Nora Gjakova mori medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 58 kilogram.

    Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë arritur në orën 12:20 në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!