Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka njoftuar për tërheqje nga kombëtarja shqiptare e futbollit, një ditë pasi u konfirmua se nuk është pjesë e listës së kuqezinjve për “Euro 2024”.
Në një letër publike në rrjetet sociale, Cikalleshi ka thënë se ka qenë krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar.
“Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua. Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!”, ka shkruar ai.
Cikalleshi ka thënë se është i lumtur për kontributin e tij për Shqipërinë.
Ai ka uruar që kombëtarja të ketë sukses në Euro 2024 dhe të bëjë paraqitje dinjitoze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.