×
  • Sport
  • Sport

    City nuk e lejon fitoren e Liverpoolit në ‘Anfield’

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 19:33

    Tashmë ka përfunduar derbi i madh anglez ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt, duel ky në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.


    Skuadra e trajnerit, Guardiola u tregua më e mirë në pjesën e pare, por që të dyat skuadrat shkuan në pushim pa gola, shkruan Reporteri.net

    Me të filluara pjesa e dytë ndryshoi edhe ritmi i lojës, ku skuadra e Klopp shënuan golin e pare përmes Mane.

    Për të barazuar shifrat në 1:1 u kujdes Foden i Cityt, ndërsa Salah me një driblim fantastik afër zonës shënoi gol të magjishëm dhe vendosi shifrat në 2:1.

    Kur po mendohej se Liverpooli do ta fitonte këtë ndeshje, në skenë për Cityn doli De Bruyne që vendosi epilogu në 2:2.

    Aktualisht, Liverpooli ndodhet në vendin e dytë një pikë më pak se Chelsea që është në vendin e parë e një pikë më shumë se City që ndodhet në vendin e tretë.

    &n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!