Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Man City-t dhe Chelseas, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.
Djelmoshat e Guardiolës arritën që me shumë vështirësi të triumfojnë kundër, skuadrës së Lampard, shkruan Reporteri.net.
Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin mysafirët, ku përmes Kantes kaluan në epërsi në minutën e 21’të takimit. Nuk vonoi edhe shumë De Bruyne u gjet mjaft mirë në zonën e rreptësisë dhe barazoi shifrat në minutën e 29’të të takimit.
Ndërkaq golin e fitores për Cityn e shënoi, Mahrez në minutën e 29’të duelit.
Pra takimi City – Chelsea u mbyll me rezultatin përfundimtar në 2:1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.