Futbollistët e Kosovës po rriten nga dita e ditës dhe skuadrat e mëdha evropiane kanë filluar intersimin për ta.
Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Arijanet Muric, Donis Avdijaj dhe Mergim Vojvoda do të jenë me skuadra të reja.
Vedat Muriqi: Transferimi i vitit në Turqi. Sulmuesi shtatlartë u bashkua me Fenerbahcen gjatë këtij afati kalimtar duke u larguar nga Rizespor ku në sezonin e fundit shënoi 17 gola. 24 vjeçari nga Prizreni u kërkua nga shumë skuadra por vendosi për njërën nga skuadrat më të famshme në Turqi. Kjo lëvizje do të ndihmoj shumë Vedatin dhe në sezonin e ardhshëm vlera e tij pritet të rritet shumë, sidomos nëse siguron një vend në garat evropiane.
Amir Rrahmani: Mbrojtësi nga Prishtina zgjodhi Hellas Veronën dhe u largua pas katër vitesh qëndrim në Kroaci. Serie A njihet si liga më e fortë në botë sa i përket aspektit defanziv. Rrahmani do të ketë përballë sulmues të kalibrit botëror si Ronaldo, Icardi, Piatek dhe kjo do të jap atij eksperiencë të madhe.
Mergim Vojvoda: Mbrojtësi nga Skenderaj bëri një hap të madh në karrierën e tij profesionale. 24 vjeçari iu bashku Standard Liege, njërës nga skuadrat më të forta belge. Këtë sezon Mergimi do të mund të shijoj edhe Europa League.
Donis Avdijaj: Ish-sulmuesi i Schalkes nënshkroi me Trabzonsporin pasi që ishte pa skuadrë. Avdijajt iu ndërpre kontrata nga Williem II dhe priti verën për të vendosur për skuadrën e re. 22 vjeçari i cili ka luajtur edhe për grupmoshat e Gjermanisë tashmë aventurën do ta vazhdoj në Turqi. Kjo lëvizje do t’i mundësoj atij të rikthehet përsëri në kalibër evropian duke e parë edhe moshën e re që ka.
Arijanet Muric: Një hap mbrapa për të qenë titullar. Muric u largua nga trajneri më i mirë në botë, Pep Guardiola dhe Manchester City për të qenë titullar te Notingham Forest. Portieri i Kosovës ka një mundësi të mirë për të treguar vetën në Championship te dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve si huazim dhe të rikthehet përsëri, pse jo për të lënë në stol edhe Edersonin.