16 vjeçari Ansi Fati vetëm pas tre ndeshjeve të zhvilluara me Barcelonën në La Liga është shndërruar në temë kryesore nga mediat spanjolle
Ansu Fati ka lindur në Guinea më 2002, ai dhe familja e tij arritën në Sevilla kur ishte 5 vjeçar, shkruan Reporteri.
Fati në moshën 6 vjeçare bie në syrin e skautëve të Barcelonës, të cilët menjëherë e marrin në La Masia.
16 vjeçari në ndeshjen e tij të parë si startues të Barcelona shënoi dhe asistoi brenda vetëm 7 minutave ndaj Valencias.
Barça kërkoi me ngul Neymarin në afatin e fundit kalimtar, por tani në Spanjë po thonë se katalunasit nuk kanë më nevojë të kërkojnë shërbimet e yllit brazilian pasi në skuadër kanë Fatin.
Marca ka publikuar pesë arsyet pse Barçës nuk i vyen Neymari përderisa në skuadër ka një të talentuar si Fati.
1. Çmimi i Neymarit
Barcelona duhet të shpenzojë shumë për të transferuar Neymarin.
2. Fati është e ardhmja
Nuk ka dilema, Fati ka fillur t’i fitojë zemrat e tifozëve dhe ata shumë shpejt nuk do të brengosën më për Neymarin.
3. Lionel Messi
Messi tashmë ka dhënë aprovimin e tij se dëshiron ta ketë afër Fatin, me të cilin ka edhe disa foto ku argjentinasi shihet duke e përqafuar adoleshentin.
4. Neymar mund ta ndryshojë fatin e Ansu Fatit
Nëse Barcelona nënshkruan me Neymarin, atëherë do të kishte shumë më pak hapësira për Fatin, i cili do të vazhdonte të luante në Barcelona B.
5. Tjetër fitore për La Masia
Pas shumë kritikave viteve të fundit tani po del një futbollist i madh nga La Masia. /Reporteri.net/