×
  • Sport
  • Sport

    Çmenden tifozët, Ronaldo ia siguron fitoren Unitedit me një gol në fund të ndeshjes

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 23:22

    Manchester United e ka mposhtur 2-1 Villarrealin me një gol të Cristiano Ronaldos në fund të ndeshjes, duke marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.


    Manchester United ka siguruar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22.

    Djajtë e Kuq kanë rrëmbyer pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 2-1 Villarrealin.

    Goli i fitores dhe tri pikëve erdhi në fund të takimit, nga këmbët e Cristiano Ronaldos.

    Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

    Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Paco Alcacer në minutën e 53’, barazoi gjithçka Alex Telles në minutën e 60-të.

    Kur u mendua se gjithçka do të mbyllet 1-1, doli në skenë CR7 që shënoi golin e fitores në fund të takimit.

    Me këtë fitore, United ka shkuar në kuotën e 3 pikëve, renditet në vendin e tretë pas Young Boys dhe Atalantës, kjo e fundit ka katër pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!