Manuel Neuer do të mbahet mend gjatë si portieri që bëri revolucion në rolin e tij, pasi për shkak të aftësive të larta në përdorimin e topit dhe shpejtësisë e saktësisë në dalje, përveçse mbronte kuadratin, është edhe një mbrojtës apo një organizator u shtuar në skuadër.
E shfrytëzoi këtë në maksimum trajneri spanjoll Pep Guardiola gjatë periudhës që drejtoi gjigantët bavarezë, pasi rreshtonte shumë lart mbrojtjen, i bindur se Neuer do të arrijë te topi para sulmuesve kundërshtarë, në rast të vertikalizimeve, ndërsa edhe aksionet nisnin pikërisht nga këmbët e gjermanit, që merrte pjesë gjerësisht në qarkullimin e topit.
Trajneri spanjoll shkoi edhe më tej, pasi në një moment kishte menduar të aktivizojë Neuerin si mesfushor, por që ideja ishte bllokuar nga Karl Hainz Rummenigge, i cili zbuloi këtë detaj në një intervistë për mediat gjermane.
“Me aftësitë e mëdha në lojën me këmbë, Neuer revolucionarizoi rolin e portierit. Mbaj mend se si Guardiola, pasi fitoi titullin e parë, planifikoi aktivizimin e tij në mesfushë. E pata të vështirë t’ia hiqja atë ide nga mendja, pasi dikush do ta shihte si një gjest arrogance. Megjithatë jam i bindur që Neuer do të bënte mirë edhe si mesfushor”, deklaroi Rummenigge.