×
  • Sport
  • Sport

    Collina sot feston ditëlindjen e 60-të: Tregon se ishte tifoz i dy klubeve, njërin e ‘largoi’ nga kategoria

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 14:49

    Njëri nga gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit sot feston ditëlindjen e 60-të


    Pierluigi Collina është gjyqtari më i famshëm në histori të futbollit. Ai gjykonte ndeshjet në mënyrë fantastike dhe lojtarët në raste të caktuara as nuk guxonin që t’i afroheshin, shkruan Reporteri.net

    Collina ka zbuluar se ai ka qenë tifoz i Bolognas dhe Lazios.

    Madje, ai kishte gjykuar një ndeshje të play-out të Bolognas, ku skuadra e tij e zemrës kishte rënë nga kategoria.

    “Jam rritur në Bologna. Ishte normale të isha tifoz kuqeblu. Në moshën 14 vjeç më pëlqente Wilson i Lazios dhe simpatizoja bardhekaltërit kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha gjyqtar,” ka thënë Collina.

    “Mos mendoni se një gjyqtar, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten,”.

    “Po ju them vetëm dy detaje. Kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bologna-Parma, playout për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bologna humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lazio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam gjykuar, nuk ka fituar asnjërën!,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!