Mediat në Itali raportojnë se Antonio Conte mund të marrë drejtimin e PSG-së dhe nga ana tjetër të zëvendësohet në Tottenham Hotspur nga Mauricio Pochettino, shkruan Reporteri.net.
Le Parisien bëri fillimisht sugjerimin të dielën se taktikani italian Conte kishte propozuar veten te Paris Saint-Germain për një kontratë dyvjeçare.
Ai është zhgënjyer shpejt me Tottenhamin pasi mbërriti në nëntor 2021 dhe tashmë shkaktoi një incident ndërkombëtar kur i tha Sky Sport Italia se skuadra ishte ‘dobësuar’ në afatin kalimtar.
Daily Telegraph raporton se bisedat për negociatat e Conte me PSG-në janë të parakohshme, por që ish-trajneri i Juventusit dhe Interit ka kërkuar të paktën gjashtë nënshkrime të reja gjatë verës.
Nëse jo, ai është i përgatitur të largohet, ashtu siç bëri me Interin vetëm disa javë pasi fitoi titullin e Serie A për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin mbi strategjinë e transferimeve.
Nga ana tjetër, Evening Standard vëren se Tottenham do të mirëpriste me kënaqësi kthimin e Pochettino, i cili është në prag të shkarkimit nga PSG.
Pochettino është në stolin e Spurs nga viti 2014 deri në nëntor 2019 dhe mori drejtimin e PSG-së në janar 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.