×
  • Sport
  • Sport

    Costa heroi i Juventusit – Bayern Munich vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 20:53

    Juventusi dhe Bayern Munich kanë shënuar fitoret e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve


    ‘Zonja e Vjetër’ e mposhti Lokomotivën e Moskës me rezultat 2-1, në një ndeshje ku fituesi u përcaktua në minutat e fundit, shkruan Reporteri.net

    Heroi i Juves në këtë takim ishte Costa që shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, ndërsa Ramsey kishte realizuar golin e parë në minutën e katërt. Për vendasit shënoi Miranchuk në minutën e 12-të.

    Ndeshja tjetër që përfundoi pak minuta më parë ishte ajo ndërmjet Bayern Munichut dhe Olympiacosit ku gjermanët fituan me rezultat 2-0.

    Golat për bavarezët i shënuan Lewandowki dhe Perisic, ndërsa kjo është fitorja e katërt në katër ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!