×
  • Sport
  • Sport

    Coutinho afër rikthimit në Premierligë, por jo tek Liverpooli

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 21:25

    Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho është subjekt i interesimit nga Chelsea – sipas SPORT.


    Kampionët spanjollë duan të marrin të paktën 90 milionë euro për brazilianin, i cili aktualisht është i huazuar në Bayern Munich.

    Coutinho nuk ka arritur që të gjej paqe as në Spanjë e as në Gjermani, atje ku në aventuarat e tij nuk la shenja pozitive mbi të cilat do ta vazhdonte karrierën e tij, shkruan GazetaBlic.

    Chelsea tani është i përgatitur të ofrojë Coutinho një rrugëdalje nga ‘Camp Nou’ dhe mundësinë për t’u rikthyer në Premierligë, ku më parë luajti për pesë vjet me Liverpool.

    Braziliani nuk pati një aventurë të mirë në Spanjë, dhe tani nuk ka gjendur formën e tij as te Bavarezët – andaj rikthimi në Angli duket të jetë formula e duhur për të.

     

    Vetë agjenti i tij kishte deklaruar që do të ishte shumë interesante që ai të rikthehej në Premier League, por kjo gjë nuk do të mund të ndodhë derisa skuadrat nga kjo ligë nuk i plotësojnë kërkesat e tyre të plota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!