×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo e festoi golin sonte duke bërë sexhde

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 23:14

    Al-Nassr regjistroi sonte fitore ndaj Al-Shabab për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Ligën Profesionale Saudite.

    Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic fitoi si vendase me rezultatin 3:2.

    Al-Nassr ishte duke humbur në këtë përballje 0:2, por ia doli të triumfoi me një rikthim sensacional.

    Cristiano Ronaldo la gjurmë edhe në këtë fitore, duke kontribuar me gol.

    Ai e festoi golin duke bërë sexhde, që është një akt i myslimanëve për t’u përulur para Zotit të tyre, që bëhet në drejtim të Qabës në Mekë.

     

    Ylli portugez shënoi në minutën e 60-të. Goli i tij ishte i përmbysjes në 3:2, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores.

    Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të këtë sezon.

    “Talksport” shkruan se ishte festa që Ronaldo bëri që e bëri atë edhe më të dashur për tifozët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!