×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo i afrohet edhe më shumë rekordit historik

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 7:25

    Tjetër ndeshje me Portugalinë, tjetër gol për Cristiano Ronaldon. Ai realizoi në miqësoren kundër Izraelit duke shkuar në kuotën e 104 finalizimeve.


    Objektivi i Cristiano Ronaldo në aspektin personal është tashmë i qartë, të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Kombëtare, pasi është bërë tashmë sa i përket golave për klube.

    CR7 realizoi një tjetër gol për Portugalinë e tij të mërkurën mbrëma në miqësoren kundër Izraelit.

    Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 dhe e la fushën në minutën e 71-të, derisa Bruno Fernandes i Manchester United e shënoi të parin.

    Ronaldi arriti në kuotën e 104 golave me Portugalinë, dhe tani është vetëm 5 gola që të barazojë rekordin historik dhe 6 që ta thyejë atë.

    Ali Daei (109), është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!